Tre burra gjuajnë me grusht në fytyrë 22-vjeçaren pse kishte veshur minifund

Një 22-vjeçare në Strasburg pretendon se është dhunuar nga tri burra pse kishte veshur një minifund. E reja, e identifikuar si Elisabeth, u ankua për ngjarjen në polici dhe tha se ishte sulmuar në mes të rrugës gjatë ditës.

Sipas saj, dy burra e mbajtën atë, ndërsa një i tretë e goditi në fytyrë. Si pasojë e sulmit, njëri nga sytë ju nxi, kurse burrat ikën. 22-vjeçarja tha se dëshmitarë të incidentit ishin shumë njerëz, por askush nuk ndërhyri.
Qeveria franceze e ka quajtur incidentin shumë të rëndë dhe të papranueshëm. Policia ka hapur hetim.

Loading...