Turma të zemëruara kanë protestuar në Kasur të Pakistanit pas gjetjes së kufomave të tre djemve.
Policia konfirmoi se një prej tyre është përdhunuar para se të vdiste.
Autopsia e pas vdekjes pritet të dalë për dy djemtë e tjerë.
Kasur është përballur me një sërë rrëmbimesh, përdhunim dhe vrasjesh vitet e fundit.
Në 2018, vrasja e një vajze 6 vjeçare shkaktoi zemërim të gjerë dhe protestuesit janë ngritur në këmbë për të protestuar ndaj paaftësisë së policëve për të gjetur vrasësi e parandaluar ngjarjet.
Një burrë është ekzekutuar për përdhunimin dhe vrasjen e vajzës, emri i së cilës ishte Zainab. Ai gjithashtu u dënua krime të ngjashme kundër gjashtë vajzave të tjera.
Të mërkurën turmat në zonën e Chunnian bllokuan rrugët dhe dogjën goma pasi u konfirmua vdekja e djemve.
Stacioni lokal policor u rrethua dhe u qëllua me gurë.
Trupat e tre djemve, të gjithë nën moshën 10 vjeç, u gjetën një ditë më parë.
Njëri prej djemve, Faizan, 8-vjeç i cili u zhduk të hënën ishte përdhunuar. Oficeri i lartë i policisë Inam Ghani tha BBC se kishte thyerje në qafë.
Trupat e dy djemve të tjerë, që mendohet se janë zhdukur në gusht, nuk janë identifikuar.
Ende nuk është bërë i ditur shkaku i tyre. Ndërsa vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një djali tjetër që humbi në qershor.
Policia ja arrestuar një person të dyshuar i cili zbuloi kufomat e djemve të varrosur në rërë një zonë industriale.
Zona është përfshirë nga frika, raporton BBC dhe prindërit i kanë ndaluar fëmijët e tyre të dalin jashtë dhe të luajnë.