Një zinxhir me gra, i gjatë prej 620 kilometrash, në mbështetje të barazisë gjinore.
Ky mur njerëzor u krijua nga të paktën tre milionë gra, në shtetin indian të Keralas ku protestojnë për ndalimin e hyrjes në një tempull hindu “Sabarimala” pavarësisht vendimit të një gjyqtari që ka hequr ndalimin ndaj grave.
“Ky tempull ka qenë i ndaluar për gratë për shekuj, por Gjykata Supreme e anuloi këtë ndalim shtatorin e kaluar”, shkruan BBC në faqen e saj në internet.
Megjithatë, pavarësisht vendimit, besimtarët fundamentalistë vazhdojnë t’i sulmojnë gratë që përpiqen të hyjnë.
Ky mur me gra, me iniciativë të qeverisë së koalicionit të majtë, u shtri në të gjitha rrugët kryesore të Keralas, nga pika më veriore deri në atë jugor. /G.S/