Tre pacientë me urgjencë drejt Tiranës – Rikthehet gripi i derrit

Tre persona dyshohet se janë prekur nga virusi i gripit të derrit në Elbasan.

Report Tv mëson se tre pacientët janë transportuar me urgjencë në drejtim të QSUT-së ku po mbahen në karantinë dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Pacientët u janë nënshtruar analizave dhe tani priten rezultatet nga Insituti i Shëndetit Publik. Nga kjo ngjarje Drejtoria e Shëndetit Publik në Elbasan ka bërë një mbledhje urgjente dhe është kërkuar angazhim maksimal për të parandaluar raste të tjera të epidemisë së rëndë.

Simptomat

Gripi karakterizohet nga këto simptoma:
Temperaturë
ethe
dhimbje muskujsh
dhimbje kockash
anoreksi
kolle
lodhje
djersë

Loading...