Jeni duke provuar gjithçka dhe ende nuk ia keni dalë të shpëtoni nga puçrat.
Stresi, gjendja e paqëndrueshme hormonale si dhe ajri i ndotur ndikojnë në krijimin e tyre.
Ndërkohë ka disa produkte që gjenden në shtëpi që mund t’i përthajnë ato brenda natës.
Pasta e dhëmbëve
Nëse mbuloni puçrat me pastë dhëmbësh lëkura e acaruar do të përthahet, enjtja zvogëlohet dhe skuqja do të zbehet.
Limoni
Gjithashtu elementët e limonit, acidi citrik dhe vitamina C do të kthehen në shpëtimtarët tuaj. Lëngu i limonit do të qetësojë puçrat e acaruara.
Kubat e akullit
Temperaturat e ulëta i zvogëlojnë poret e lëkurës, prandaj mbani një kub akulli të mbeshtjellë me një fasho për rreth tre minuta.
Loading...