Tre tërmete të njëpasnjëshme në Shqipëri

Tre tërmete të fortë kanë tronditur zonën në të dyja anët e kufirit të Shqipërisë e Greqisë.

Tërmeti i parë, 3.2 i shkallës rihter ka rënë rreth shtatë orë më parë.

Ndërsa është pasuar nga një tjetër tërmet po në të njëjtën epiqendër prej 3.4 rihter.

Një tërmet i tretë është regjistruar vetëm një orë më parë, rreth 14 kilometra nga fshati grek Exochi, dhe 44 kilometra nga qyteti i Korçës.

Mësohet se nga tronditjet janë regjistruar për fat të mirë vetëm dëme materiale.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë më shumë në afërsi të Janinës, në Greqi, ku kanë krijuar një situatë paniku te banorët e zonës.

Në vitin 2016 qyteti i Janinës u godit nga tërmete të njëpasnjëshëm ku shumë banesa u rrëzuan nga themelet.

Loading...