Tregoni kujdes/ Koronavirusi mund të futet lehtë në shtëpinë tuaj, ja objektet më të rrezikshme

Gjatë pandemisë së koronavirusit është çështje kyç të mbahet higjiena e drejtë dhe rregullisht të dezinfektohet shtëpia.

Kompania e specializuar “Laundryheap” rekomandon pastrimin e pjesëve më të rrezikshme të shtëpisë, shkruan Daily Star.

Ekspertët kanë dhënë këshilla profesionale për pastrim, ndërkaq pastaj kanë zbuluar që objekte të caktuara mbajnë më së shumti mikrobe dhe që është e nevojshme t’i pastroni më shumë se zakonisht.

Leckat e kuzhinës
Edhe pse duken goxha të padëmshme, leckat e kuzhinës në të vërtetë janë vend i përshtatshëm për zhvillim të baktereve të shumta të dëmshme dhe viruseve, duke përfshirë salmonelën dhe escheriacoli.

Meqenëse koronavirusi eshte neper kembe, tani do të duhet çdo ditë t’i zëvendësoni leckat e kuzhinës. Pas çdo përdorimi mos e lini leckën në tavolinë të punës por vareni që të thahet. Nëse keni peshqirë shumë të ndotur apo lecka mund t’i zhytni në ujë të nxehtë, t’i shtoni një filxhan uthull të bardhë dhe një lugë sodë bikarbonati, pastaj lani në rrobalarëse në programin standard.

Doreza e kuzhinës
Dorezat e furrës janë të punuara nga materiali i pambukut. Shpesh në to mbeten njolla kokëforta, prandaj përpiquni që dorezat t’i njomni në ujë të nxehtë, pastaj t’i shtoni një filxhan uthull të bardhë dhe sapun (në mënyrë që ta eliminoni yndyrën).

Këllëfët e jastëkëve
Duhet që t’i lajmë këllëfët e jastëkëve më shpesh se çarçafët. Ata mund të lahen si edhe zakonisht, mirëpo nëse kërkoni pak më shumë freski, shtoni gjysmë filxhani uthull të bardhë varësisht nga cikli i shpëlarjes.
Gjithashtu rekomandohet larja e jastëkëve dhe e çarçafëve.

Rrugicat dhe tapetet
Nëse lavatricja nuk është e sigurt (apo nuk është praktike), mund të therrisni servisin i cili merret me shërbimet e larjes.
Nëse dëshironi t’i lani vete, mund t’i freskoni rrugicat dhe tapetet tuaja në ketë mënyrë: Hidhni pak sodë bikarbonati nëpër gjithë tapetin, pastaj prisni 30 minuta dhe pastroni me fshese korenti si zakonisht.

Palltot dhe xhaketat
Larja me dorë nuk do të jetë efikase. Lani dhe thani ashtu siç shkruan në etiketën e mirëmbajtjes. Mund t’i freskoni me tretje speciale të ujit dhe uthullës së bardhë të cilën do ta përzieni në pjesë të barabarta.

Loading...