Trejsi Sejdini: “Gangsterja” që çmendi tajlandezët në Miss Universe

Në “Miss Universe” të zhvilluar në Tajlandë, vendi ynë u përfaqësua nga Trejsi Sejdini, 18-vjeçarja nga Elbasani e etiketuar si “bukuroshja gangstere”.

Megjithëse Trejsi nuk arriti ta sillte kurorën e “Miss Universe” në Shqipëri, ajo ka krijuar një miqësi të pashoq dhe një simpati tek tajlandezët.

Tajlandezët janë dashuruar me shqiptaren dhe kjo shihet në fotot që ata e kanë shoqëruar me flamujtë shqiptarë gjithandej dhe e quajnë “Nong Trej” ose “motra e vogël Trej”.

Gjithashtu në rrjetet sociale janë hapur faqe në mbështetje të saj dhe mendojnë se Trejsi Sejdini duhet ta fitonte këtë kompeticion.

Patty Suvanmanee, një nga mbështetësit më të zjarrtë të shqiptares tha:

Ajo duket si një person me karakter të fortë dhe të ëmbël njëkohësisht. Ajo thyen rregullat. Nuk ka frikë të bëjë poza se.ksi, dhe as nuk shtiret si ‘vajza e mirë’ që kërkojnë shfaqjet e bukurisë. Njerëzit kanë interes sepse ajo është vetvetja.
Ajo i trajton fansat shumë mirë, i përshëndet dhe takohet me ata. Madje u flet edhe fjalë që i ka mësuar në tajlandisht. Të gjithë e duan shumë dhe ndihen të lidhur me të.”
Ndërkohë, janë bërë virale edhe mjaft video të Trejsit në Tajlandë, ku ajo thotë në gjuhën tajlandeze:

Mama jam këtu, jam vajzë e mirë!”

Loading...