Si pasojë e një aksidenti ka vdekur një 15 vjeçar nga Kosova që jeton në Zvicër.
“Mbrem humbi jetën edhe një i ri nga Kosova. Ky është Adrian Ramadani i cili u godit nga treni për vdekje në qytetin Nauchatel.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës”, ka bërë me dije kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli përmes një statusi në Facebook.
Mësohet se ai është djalë hastreti, i cili ka lënë pas edhe dy motra.
Familja e 15 vjeçarit është nga fshati Panorc i Malishevës dhe janë zhvendosur në shtetin zviceran që nga paslufta.
Loading...