Tri filma të Xhanfize Kekos prezantohen në Kopenhagen

Një dekadë pas ndarjes nga jeta të regjisores Xhanfize Keko, (Artiste e Popullit) filmat e saj, vazhdojnë të shihen jo vetëm në ekranet tona, por edhe në vende të ndryshme të botës.

Filmi “Tomka dhe shokët e tij” dhe “Mimoza Llastica” prezantohen sot në Kopenhagen. Ndërsa, në datën 9 nëntor do të shfaqet “Kur xhirohej një film”.

“Tomka dhe shokët e tij”, ka në qendër një djalë të vogël, Tomkën, që i pëlqen të luajë me top. Por nazistët kanë hyrë në qytet edhe i zënë fushën.

Tek “Mimoza Llastica” në qendër të filmit është një vajzë të vogël e përkëdhelur, e cila dëbon nga shtëpia shoqet dhe shokët e saj, derisa mbetet e vetme dhe e penduar vetëm me kukullën.

“Kur xhirohej një film” ka në qendër familjen. Genti i vogël është nën stres, sepse prindërit e tij janë ndarë për shkak të qëndrimit mikroborgjez.

Edhe pse filmat e Kekos po shohin dritën e kinemave europiane, producenti Genc Përmeti, i cili është edhe distributori i këtyre filmave, mendon se pas viteve ‘90 nga shteti shqiptar vëmendje ndaj kësaj regjisoreje nuk ka qenë sa duhet.

Të tri filmat janë skanuar edhe restauruar, prandaj do të projektohen në format bashkëkohor. ATSH

Loading...