Tri tërmete të fuqishme në Kroaci, ministri: Dilni në rrugë por mbani distancën…

Kroacia u godit nga tri tërmete të forta, dy prej tyre me magnitudë mbi 5 ballë Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra në veri të Zagrebit dhe pesë kilometra në juglindje të Oroslavjes, në një thellësi prej 10 kilometrash, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinoviq ka kërkuar përmes Twitterit që njerëzit që dalin në rrugë të mbajnë distancë teksa vendi po përballet edhe me shpërndarjen e koronavirusit.

Sipas mediave dhe fotove në internet tërmeti ka dëmtuar një pjesë të njërës prej dy kullave të Katedrales së Zagrebit.

Loading...