Tritan Kalo: Jemi gati në çdo çast për t’ia dalë me sukses sfidës ndaj COVID

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, jep një tjetër mesazh për koronavirusin, teksa shkruan në “Facebook” se vijimësia është mjaft e sigurt.

Kalo thekson se mjekët janë në spital çdo çast për tu përballur dhe për t’ja dalë me sukses në sfidën ndaj Sars-Cov2/Covid-19.

Mesazhi i Kalos:

“VIJIMËSIA është mjaft e sigurtë….Kënaqësija dhe Krenarija e një DIJEDHËNËSI, janë dy ndjesi të cilat e plotësojnë njëra tjetrën sidomos kur sheh shpresëplotë, se ish studentët e tij sot performojnë me mjaft sukses si brënda dhe jashtë vendit….ATA/ATO marin sot mbi supe përgjegjësi të rënda për tu bartur nga gjithkush dhe me guxim, këmbëngulje, profesionalizëm e në bashkëpunim me të gjithë stafin tjetër spitalor, mundet t’ua dalin mbanë atyre….

Së bashku me Dr. Najada Çomon tashmë jo në pozicionin e studentes, POR në pozicionin e Shefes së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT/Covid-1, jemi aty çdo çast për tu përballuar dhe për t’ja dalë me sukses në sfidën ndaj Sars-Cov2/Covid-19….Kurdoherë ecurija e mbarë e një sektori të Shëndetësisë Publike, mvaret shumë nga sigurimi i vijimësisë së punës nga një brez në tjetrin”, shkruan Kalo.

Loading...