Tritan Kalo: Rastet me covid-19 po bien, por pa nje vaksine, virusi mund te rikthehet

Mjeku Tritan Kalo eshte shprehur optimist se rastet me COVID-19 me shumë gjasë do të ulen gradualisht pasi popullata do të krijojë imunitet.

Ai ve ne dukje se pa një vaksinë, rreziku është virusi të rikthehet të shkaktojë infeksione respiratore.

“Rastet me COVID-19 ka gjasë të ulen gradualisht, bazuar edhe në rritjen e imunizimit të popullatës ndaj tij, POR në mungesë të një profilaksie specifike vaksinale, Sars-Cov2 mundet edhe të bëhet pjesë e panelit të viruseve shkatuese të infeksioneve respiratore, sikundër janë bërë me kohë edhe virusi H3N2 (shkaktari i Pandemisë së Gripit të 1968) apo H1N1 (shkaktari i pandemisë së gripit të derrit të 2009)…

Është kjo arsyeja që përkon me idenë e rikthimit të tij, së bashku me këto viruse dhe viruseve të tjera shkaktarë të virozave respiratore stinore, në mesin e të cilave ka edhe coronaviruse të tjerë, POR jo Beta-coronaviruse si Sars-Cov2/Covid-19….”

Kalo tha në rrjetet sociale se në fund të tunelit ka dritë, por shtoi se hapja graduale duhet të shoqërohet me zbatimin me rigorozitet të masave.

“TUNELI ka dritë në fund të tij, por kemi ende shumë rrugë për të bërë në të…..NDËRKOHË që mësojmë edhe më shumë për këtë “flamë mbarëbotërore”, si dhe GRADUALISHT i rikthehemi jetës socio-ekonomike me mësimet e nxjera nga kuarantinimi disa javorë:

BËJ KUJDES, Respekto Distancimin fizik, KUJDES me higjenën individual dhe atë kolektive si dhe VETËNDËRGJEGJËSOHU për gëzimin e jetës tënde, por edhe në respektimin e jetës së tjetrit që gjallon pranë teje…BASHKË ME SIGURI NE DO JA DALIM MBANË!!!”

Loading...