Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan, Shehu me anë të një statusi në “Facebook” pas vendimit të sotëm të Bundestagut gjerman, shprehet ndër të tjera se, Gjermania rrëzoi farsën e zgjedhjeve të datës 30 qershor.
Sipas tij, Bundestagu gjithashtu u shpreh kundër “ndryshimit të kufijve”.
“Fatkeqësisht kushtet për vendin tonë veçse shtohen, sepse edhe gjendja është në përkeqësim, si pasojë e kulmimit të Grushtit të Shtetit me 30 Qershorin”, shkruan Shehu.
Postimi i plotë i Tritan Shehut:
Bundestagu rrezon farsen e 30 Qershorit si dhe ”ndryshimin e kufijeve”!
“Krize te rende politike”, e konsideron Bundestagu sot deformimin e thelle te demokracise, qe po kalon Shqiperia.
Fatkeqesisht kushtet per vendin tone vecse shtohen, sepse edhe gjendja eshte ne perkeqesim, si pasoje e kulmimit te Grushtit te Shtetit me 30 Qershorin.
Pervec ceshtjeve dhe kushteve te tjera te renda te ngritura, me terhoqen vemendjen dy prej tyre:
—Me nje gjuhe pothuaj direkte “hidhet ne ere” farsa e 30 Qershorit, ne sinkron kjo me raportin e OSBE/ODIHR, si dhe per here te pare shkruhet qarte obsioni i perseritjes se atyre votimeve ne kushte lirie e konkurrence.
—Po keshtu per here te pare goditet ne nje dokument te nje rendesie te tille retorika pseudo nacionaliste Rama-Thaci, me skenarin e tyre te rrezikshem te ndryshimit te kufijeve.
Mbas ketij dokumenti tashme eshte e qarte se kjo krize e rende demokracie kerkon domosdoshmerisht nje kthim te “Votes se Lire” jo vetem per Parlamentin, por dhe per Qeversjen Vendore.
Pa keto hapa, te paraprira nga kushtet e domosdoshme per tu realizuar, Shqiperia rrezikon jo vetem te ngele jashte familjes sone europiane, por dhe te perjetoje nje autokraci lindore per shume vite.
Bundestagu sot ishte shume i qarte dhe ndihmues per neve.