I pyetur se çfarë pritet nga Delegacioni i Venecias në Tiranë, Shehu është shprehur se është turp për Shqipërinë që duhet të vijë një komision i huaj të vendosi a duhet apo jo të shkarkohet presidenti i Republikës.
Gjithashtu, Shehu është shprehur se ardhja e Delegacionit është kulmi i komedisë tragjike që po luhet në këto momente në Shqipëri.
“Unë nuk e di në çfarë vendi të botës ndodh kjo, që parlamenti, maxhoranca të kërkoj që të vijë një komision i huaj, të japi vendimin a duhet të hiqet presidenti apo jo. Më thoni, ku ka vend në botë, që kërkojnë ndihmën e një institucioni të huaj për të hequr apo jo presidentin. Ky është kulmi i komedisë tragjike që po luhet në këto momente në Shqipëri.
Kjo tregon dy gjëra:1. aventurat e kësaj maxhorance, që kërkon ti hyjë gjërave nuk ekziston, të krijoj fortunë kot, kur nuk ekziston. 2.Institucionet e huaja nuk janë ato që duhet të thonë a do hiqet presidenti apo jo.
Ky është turp i botës. Unë kam respekt të jashtëzakonshëm për Delegacionin e Venecias, por kjo është një nismë anti kushtetuese, siç ishin antikushtetuese edhe votimet e 30 qershorit.”
I pyetur nëse janë të bindshme argumentat e presidentit Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, ish-deputeti përgjigjet se vendimi i Metës ishte racional, pasi kjo është detyra e një presidenti.
“Vendimi për zhdekretimin e qershorit, arysetimi i Metës ishte racional. Kjo është detyra e presidentit. Unë i konsideroj të ligjshme. Zgjidhja e krizës politikës janë zgjedhje të lira dhe votimin i lirë.”