Një sasi eksplozivi i është vënë një banese në Ungrej të Lezhës gjatë orëve të vona të natës së djeshme. Bëhet me dije se shtëpia është në pronësi të shtetasit Preng Pjetrit.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Pjetri më herët ka qenë kryeplak i zonës. Ndërkohë Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Lezhë / Informacion paraprak:
Rreth orës 02:00, në fshatin Ungrej, në verandën e banesës së shtetasit P. P. 57 vjeç, ka shpërthyer lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe në ambiente të dyshuara, për gjetjen dhe arrestimin e autorit/ve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/re.