Tritol shtëpisë së kreut të PD

Lënda plasëse e vendosur në banesën e kreut të PD në Ungrej të Lezhës, Preng Pjetri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Nga pamjet e siguruara nga ABC News, shihet se si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, është shembur një pjesë e konsiderueshme e verandës, ndërsa shpërthimi ka shkaktuar thyerje të xhamave e dyerve.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale. Ngjarja u regjistrua rreth orës 2:00 pas mesnate. Në momentin e shpërthimin në banesë ndodheshin kryefamiljarë Preng Pjetri së bashku me bashkëshorten dhe nënën e moshuar.

Në polici Pjetri vete ka deklaruar para uniformave blu se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk ka asnjë dijeni për motivet duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes.

Loading...