Trixa ‘hakmerret’ ndaj Donaldit, ja veprimi që ka bërë së fundmi

Trixa, katër ditë pas finales së “BBV”, ka konfirmuar ndarjen nga Donaldi.
E sot ajo me disa komente në një foto të Einxhelit, ka treguar se miqësia e tyre është duke u thelluar, shkruan lajmi.net.

Raportet dukej se ishin ftohur, kur ish i dashuri i Trixës, Donaldi, pati konflikte të ashpra me Einxhelin, në “Big Brother VIP”.

Trixa, që tanimë ishte jashtë, po i mbante anën atëherë të dashurit të saj, Donadit.

Por, pasi dolën të gjithë jashtë dhe pas ndarjes së menjëhershme me Donaldin, Trixa duket se ka ruajtur miqësinë me Einxhelin.

Në foton e fundit, të cilën e ka publikuar moderatorja, me një dedikim për të dashurin e saj, dj Dagz, nuk ka munguar komenti i Trixës.

“Hej, engjëll”, është njëri koment i këngëtares, të cilën e ka shoqëruar edhe me një tjetër, me simbole të zemres.

Trixa dhe Donaldi nuk arritën që lidhjen e tyre ta vazhdonin edhe jashtë shtëpisë së “BBV”./Lajmi.net/

Loading...