Trixa tregon personin që po i mungon dhe i bën dedikim prekës

Beatrix Ramosaj i ka prekur të gjithë me postimin më të fundit të bërë në Instastory. Këngëtarja ka treguar se i mungon shumë babai i saj, i cili u nda nga jeta 11 vite më parë.
Trixa ka ndarë një fotografi të të atit në rini dhe shkruan se do të donte shumë ta kishte pranë.

“Do të doja të ishe këtu babi, na mungon vërtet”, shkruan ajo.

Trixa shpeshherë publikon foto apo video nga fëmijëria duke kujtuar të atin e duke shprehur sa shumë e ndjen mungesën e tij.

Loading...