Trondit mjeku italian: ‘Orët e ardhshme janë vendimtare, nëse përhapet virusi’

Stefano Paglia, 49 vjeç, drejton dhomën e urgjencës së spitalit Codogno dhe Lodi, “kufirit” të koronavirusit në Itali.

Përmes një interviste për mediat fqinje aideklaron se stafi i mjekëve janë duke punuar intensivisht për të izoluar virusin.
Mjeku tregon se duhet organizim dhe kohë për trajtimin e virusit. Gjithashtu tepër të rëndësishme janë edhe pajisjet.
Mjeku Paglia deklaron:

Të organizohemi. Ne kemi nevojë për staf dhe pajisje. Por mbi të gjitha për të kryer riorganizimin e strukturave dhe departamenteve, në mënyrë që të mos bllokojmë kujdesin intensiv.

Të prekurit nga Covid-19 nuk duhet të vijnë në kontakt me pacientë të tjerë. Nëse plani nuk do të funksionojë me masat e forta virusi do kap të gjithë Veriun.
Paglia theksoi gjithashtu se duhet të presim për të parë nëse vala e epidemisë ka kaluar apo nëse urgjenca është ende në fillim.

Orët e ardhshme janë vendimtare, tha ai.

Kujtojmë se koronavirusi në Itali ka shënuar 79 viktima dhe mbi 2000 persona të infektuar. Zonat më të prekura janë ajo e Lombardisë dhe Venetos.

Loading...