Trondit Sali Berisha: ‘Jashtë vendit janë urdhëruar vrasje, ja si komunikojnë’

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar sot se zyrtarë të lartë të Shqipërisë kanë përdorur një telefon të posaçëm për të komunikuar me njëri-tjetrin apo me organizata kriminale.

Duke mos përmendur emra, Berisha thotë se ekziston një dosje për përdorimin e telefonave “BQ”, të cilat sipas tij, janë pa kartë dhe nuk përgjohen.

Gjatë një interviste televizive, Berisha thotë se jashtë shtetit, këto tipe telefonash janë përdorur për të urdhëruar vrasje.

Berisha: Për fatin tonë, shqiptarët duhet ta dinë. Egziston një breshëri e tillë deklaratash, por ekziston një dosje e madhe, e telefonit BQ e cila i ka bërë radiografinë më të tmerrshme këtij regjimi. Ata që kanë përdorur këtë telefon, është special, ata i kanë bërë vetes radiografinë. Këtu është një nga shkaqet themelore se pse Shqipëria mbetet këtu ku është, pse Serbia mbetet aty ku është. Me gjithë aparencat.

Pyetje: Kjo BQ-ja është ndonjë kod

Berisha: Ky qenka një telefon pa kartë, të cilin e kanë përdorur dhe qeveritarët tanë.

Berisha: Me këtë kanë folur me kë kanë dashur vetë. Kanë folur me organizatat kriminale, ka të tjerë, jo këtu, që kanë porositur vrasje. Kanë porositur vrasje. Kjo zien. Ky është tsunami i nëndheshëm. Unë pa të dhëna konkrete, nuk do e kisha nxjerrë kështu. Ka lidhje vertikale në të gjitha nivelet me krimin. Këto paskan qenë të përhapur. Ky paska qenë kurthi i artë. Unë sot e mora vesh që ka ekzistuar. Për inicialet nuk kam çi bëj unë.

Loading...