Tronditëse/ Burri e la për gruan e vëllait dhe tani jetojnë të gjithë në të njëjtën shtëpi! Djali i saj 14 vjeç…

Rubrika “Shihemi në Gjyq” me Eni Cobanin na la pa fjalë sot me rastin që u trajtua në studio, me protagoniste Brisedën, nënë me dy fëmijë.Djali i saj 14-vjeçar ka dëshmuar tradhtinë e babait të tij me gruan e xhaxhait, pra me nusen e vëllait dhe adoleshenti dhe është përpjekur t’i marrë jetën të atit.
Nga ana tjetër, burri i Briseidës e ka përzënë nga shtëpia së bashku me fëmijët, ndërsa me kunatën e tij vazhdon marrëdhënien e madje kanë bashkë edhe një fëmijë.Mamaja e Briseidës, zonja Violeta e zbuloi poshtërisnë e dhëndrit të saj në një mënyrë krejt të rastësishme përmes një telefonate, por ajo vendosi të heshtte duke e menduar këtë si zgjidhjen më të mirë.

Ndërkohë, Briseida vazhdon të tregojë detaje të tjera të paimagjinueshme.Burri i Briseidës saj jeton në kat të dytë me gruan e re, pra me ish-gruan e vëllait, ndërsa në kat të parë jeton vëllai i tij me tre fëmijë, një djalë invalid 17 vjeç dhe me dy vajza.

Por prej një viti. Briseida gjendet në shtëpinë e nënës së saj Violetës, që i kërkon të largohet sepse rrënja e konfliktit të shtëpisë martesore të Briseidës, vë në rrezik dy djemtë e saj. Për më shumë dhe për të parë historinë e plotë mund të shikoni videon në ëebin e TV Klan.

Loading...