Tronditëse/ Qeni sulmon për vdekje 53-vjeçaren, i shqyen kokën, gjoksin e shpatullat

Një 53-vjeçare e identifikuar si Patrizia La Marca ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pas sulmit nga një qen të llojit Rottweiler.

Ngjarja tragjike ndodhi javën e kaluar, por vetëm tani është publikuar emri dhe fotoja e viktimës.

Patrizia shkoi në shtëpinë e vëllait të saj për t’u kujdesur për qenin dhe në momentin që ajo u afrua ta ushqentem qeni iu vërsul.

Kanë qenë fëinjët ata që kanë dëgjuar britmat e saj dhe kanë njoftuar autoritetet.

Sipas La Stampa, ekipet e shpëtimit e gjetën gruan 53-vjeçare të mbuluar nga një pellg me gjak, ndërkohë që kishte kafshime kudo, kokë, krah, gjoks dhe shpatulla.

Policia e qëlloi me armë dhe e vrau Rottweiler-in, i cili nuk po qetësohej, ndërsa Patrizia 53-vjeçarja u dërgua me helikopter në spital ku dhe ndërroi jetë.

“Trupi i saj ishte shqyer në disa vende. Nuk kam parë kurrë më parë diçka të tillë,”- tha një nga mjekët.

Loading...