Tronditëse! Vajza 17-vjeçare e ministrit vritet me thikë nga i dashuri

Një adoleshente 17-vjeçare është gjetur e masakruar në Moskë ditën e djeshme në një ndërtesë të braktisur.
Eva Sibatullina, u gjet e mbuluar nga gjaku nga babai i saj, teksa në trup kishte 10 plagë të thella të shkaktuara nga goditjet me thikë.

Autori i ngjarjes së rëndë është i dashuri i vajzës, 17-vjeçari Kirill Yurchikov, ndërsa kapja e tij u bë vetëm pasi i ati i djalit e dërgoi të birin vetë në komisariat duke e detyruar të pranonte krimin.

Eva e ndjerë ishte e bija e Marat Sibatulin, ministër rajonal i ndërtimit të rajonit pranë Moskës.

Eva studionte në liceun ekonomik Plekhanov dhe kishte qenë me dy shokë kur kishte ardhur i dashuri i saj. Më pas ajo kishte qëndruar vetëm me të dyshuarin dhe mes tyre nga pasur një konflikt që degradoi deri në krimin makabre.

Loading...