Sipas Policisë, pranë viktimës është gjendur edhe vajza e saj, e cila është me të meta mendore, dhe që dyshohet se është vrasëse potenciale e së ëmës.
Rastin për ‘Blic’ e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili ka bërë të ditur se vi ktima kishte pasur lëndime në dorë dhe kokë.
Ai tutje thotë se e dyshuara (vajza e së ndjerës) është arrestuar për 48 orë.“Sot rreth orës 12:00 në Rr.”Sabrije Vokshi”-në Gjakovë, brenda në shtëpi, nga kujdestarja familjare është gjetur pa shenja jete personi M.R. – lindur 1933.
Pranë trupit të viktimes ishte e shtrirë vajza e tij T.R – lindur 1962, e cila është me te meta mentale. Rastit i janë pergjigjur njësitë policore dhe urgjenca mjekedore, dhe mjeku ka konstatuar vdekjen.
Viktima kishte lëndime në kokë dhe dorë, por lendime kishte dhe vajza, dhe për këtë arsye ekziston dyshimi i arsyeshem se vrasese potenciale mund të jetë vajza. E njëjta është hospitalizuar në Spitalin “Isa Grezda” në repartin psikiatrik. Me vendim të prokurorit të dyshuarës ( vajzës) i është caktuar masa -ndalim policor prej 48 orësh. Trupi i pajetë është dërguar në IML -e per obdukcion”.