Një shpërthim tritoli raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Fushë-Krujë.
Burime paraprake për ABC News thonë se persona të paidentifikuar kanë hedhur një sasi lënde shpërthyese në një makinë, e cila ndodhej e parkuar në oborrin e një shtëpie.
Automjeti mësohet se është në pronësi të V.Xaka.
Nga shpërthimi raportohet se ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Vetëm 10 ditë më parë, po në Fushë-Krujë, një tjetër automjeti që ndodhej gjithashtu i parkuar në oborr iu vendos tritol. Edhe në këtë rast fatmirësisht pati vetëm dëme materiale. Sa i përket shkaqeve dhe autorëve ato nuk dihen ende.
Loading...