‘Tronditet’ Portugalia, infektohet me Covid-19 ylli i skuadrës

Një lajm i keq vjen nga Portugalia, ku mësohet se vetëm dy ditë përpara premierës së tyre në “Euro2020”, infektohet me Covid-19 Joao Cancelo.

Mësohet se ky i fundit është izoluar menjëherë.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se tekniku Fernando Santos ka zëvendësuar mbrojtësin me Diogo Dalot i cili ishte një nga protagonistët kryesorë për Portugalinë gjatë europianit për 21-vjeçarë, të humbur në finale përballë Gjermanisë.

Loading...