Tronditet qyteti i Vlorës, humb jetën një person te “Plazhi i Vjetër”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Vlorës.

Nga të dhënat e para raportohet se një person është goditur me sende të forta në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ndërsa thekson se viktima është identifikuar shtetasi Stavro Mino, 56 vjeç.

Dyshohet se viktima është goditur me sende të forta gjatë një sherri fizik. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e saj.

Loading...