Turqia është tronditur mbrëmjen e sotme nga një sulm terrorist.
Sipas mediave turke,një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka ndodhur në zonën Kulp të Dijarbakirit, duke vrarë 4 civilë dhe plagosur 13 të tjerë.
Mediet turke raportojnë se eksplozivi i punuar me dorë ishte vendosur nga anëtarët e organizatës terroriste PKK dhe ka shpërthyer gjatë kalimit të një automjeti civil që transportonte punëtorët e pyjeve.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur një numër i madh i ambulancave dhe policia.
Loading...