Vdekja e 15-vjeçarit shqiptar Elion Shala në Itali ka tronditur të gjithë komunitetin ku ai jetonte. Klubi i futbollit ku ai ishte lojtar që nga viti 2021 kanë dhënë një mesazh ngushëllimi në rrjete sociale ku shkruhet se Elioni la pas buzëqeshjen e përjetshme.
“Të gjesh fjalët e duhura në këto momente është gjithmonë e vështirë, sidomos kur bëhet fjalë për sulmuesin tonë 15-vjeçar. Të gjithë të donin! Elion na lër buzëqeshjen tënde të përjetshme dhe energjinë. Do të jemi pranë vëllait Erionit, mamasë Matildës dhe babait Ilir, nuk do të jenë vetëm”-thuhet në mesazh.
Po ashtu edhe Komuna e Chiarit kanë bërë një postim në Facebook, ku i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të 15-vjeçarit.
Postimi i Plotë:
Komuniteti Chiari është mbledhur rreth familjes së Elion Shalës, i cili në mënyrë tragjike u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme. Gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin. Ngushëllimet më të thella në emër të të gjithë komunitetit.
Si ndodhi ngjarja?
Viktima sapo kishte zbritur nga treni nga Romano di Lombardia. Ai ishte me një grup shokësh, të gjithë nga Chiari. Ai nuk zgjodhi nënkalimin, por donte të kalonte shinat në sipërfaqe. 15-vjeçari u përpoq të dilte përpara të gjithëve por fatkeqësisht u shtyp nga treni i nisur për në Milano. Treni e goditi atë, duke e hedhur rreth dhjetë metra. Përplasja ishte fatale pasi 15-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme. E gjithë tragjedia ndodhi në sy të miqve të shqiptarit. Pas tragjedisë, fëmijë, miq dhe bashkëmoshatarë të viktimës mbërritën në stacionin Chiari në zonën e Breshias, duke mos besuar për atë që kishte ndodhur.