Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi sot se planifikon të botojë fragmente nga videoja e sulmit amerikan të ditës së diel ndaj Abou Bakr al-Baghdadi, që çoi në vdekjen e kalifit të vetëdeklaruar të Shtetit Islamik, njeriut më të kërkuar në botë.
“Ne mendojmë se është e mundur. Mund të presim fragmente dhe t’i transmetojmë”, deklaroi miliarderi republikan nga baza ajrore Andrews, pranë Uashingtonit.
Në fjalimin e tij televiziv, presidenti amerikan dha një përmbledhje të detajuar të sulmit, gjatë të cilit kreu i Shtetit Islamik u zu në kurth nga ushtria amerikane dhe u vetëhodh në erë me eksplozivët që mbante në brez./atsh
Loading...