Trump firmos dekretin për inteligjencën artificiale

Presidenti i SHBA, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të nxitur agjencitë federale të investojnë në kërkimin dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale, në mënyrë që të rrisë konkurrencën amerikane në një zonë ku prania kineze është e fortë.

Plani, i quajtur “American AI Initiative”, synon të rrisë sigurinë kombëtare dhe sigurinë ekonomike dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së amerikanëve.

Dekreti adreson agjencitë federale që të prodhojnë më shumë informacione dhe burime informacioni për kërkuesit që punojnë në inteligjencën artificiale duke mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e tyre.

Agjencitë gjithashtu do të duhet të krijojnë udhëzime për të siguruar që teknologjitë e reja të zhvillohen në mënyrë të sigurtë./ atsh/

Loading...