Trump: Kina do ta paguajë nëse përhapi qëllimisht koronavirusin

Presidenti i SHBA Donald Trump paralajmëroi Kinën se do të përballet me pasoja nëse vërtetohet se qëllimisht është përgjegjëse për përhapjen e koronavirusit të ri në botë.

“Pandemia mund të ishte ndaluar në Kinë, aty ku ajo filloi, por nuk ndodhi dhe tani vuajnë të gjithë për shkak të saj”, tha Trump gjatë një konference për shtyp me Shtëpinë e Bardhë.

“Nëse ishte gabim, gabimi është gabim. Por nëse ata do të ishin me vetëdije përgjegjës, po, dua të them, atëherë i sigurt se duhet të ketë pasoja” tha Trump, duke mos sqaruar se çfarë veprimesh mund të ndërmarrin Shtetet e Bashkuara.

Administrata Trump ka akuzuar Kinën për mungesë transparence, pasi koronavirusi shpërtheu në fund të vitit të shkuar në qytetin e tij Wuhan. Këtë javë kreu i Shtëpisë së Bardhë pezulloi ndihmën për Organizatën Botërore të Shëndetit duke e akuzuar atë se nuk ka menaxhuar si duhet situatën.

Loading...