Trump përulet para ekspertëve!Më e keqja e pandemisë së koronavirusit nuk ka ardhur ende

Presidenti Donald Trump ka zgjatur mbylljen kombëtare të Amerikës për një muaj, duke u përkulur para ekspertëve të shëndetit publik dhe realitetit shkencor, dhe duke paralajmëruar se më e keqja e pandemisë së koronavirusit nuk ka ardhur ende.

Nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan pretendoi se, nëse administrata e tij mban numrin e vdekjeve në 100,000, ajo do të kishte bërë “një punë shumë të mirë” – një zhvendosje befasuese nga parashikimet e tij optimiste të disa ditëve më parë kur tha ai shpresonte të rifillonte ekonominë deri në Pashkë.

Kjo është një pikë kthese e beftë e Trump, që në fillim deklaronte se Covid 19 ishte thjesht një grip kinez, dhe nuk e mori seriozisht situatën, ndërsa masat sipas ekspertëve u morën shumë vonë.

Trump njoftoi se periudha fillestare 15-ditore e distancës sociale e nxitur nga qeveria federale, e cila do të skadonte të hënën, do të zgjerohej në 30 prill, dhe tha se shpresonte që normaliteti të kthehej deri më 1 qershor.

Udhëzimet rekomandojnë shmangien e grumbullimeve dhe nxisin të moshuarit dhe cilindo që ka probleme ekzistuese shëndetësore të qëndrojnë në shtëpi. Njerëzit gjithashtu u nxitën të punojnë në shtëpi kur është e mundur dhe të shmangin restorantet, baret, udhëtimet jo thelbësore dhe udhëtimet për blerje.

“Piku i pandemisë pritet që të jetë brenda dy javëve të ardhshme,” u tha Trump gazetarëve, ndërsa në SHBA tashmë janë regjsitruar më shumë se 2 mijë e 400 viktima. “Asgjë nuk do të ishte më keq sesa të shpallësh fitoren para fitores. Kjo do të ishte humbja më e madhe për të gjithë”, vijoi më tej presidenti amerikan.

Ai shtoi: “Mund të presim që nga 1 qershori se do të jemi në rrugën e duhur për t’u shëruar”.

Këto deklarata të Trump, vijnë pas atyre të Dr Anthony Fauci, eksperti më i lartë i qeverisë për sëmundje infektive, i cili tha që SH.B.A. mund të përjetojë më shumë se 100,000 vdekje dhe miliona infeksione. Fauci vlerësoi shtrirjen si një vendim “të mençur dhe të kujdesshëm nga ana e qeverisë federale”.

Trump përmendi modelet e projeksionit që thonë se potencialisht 2.2 milion njerëz ose më shumë mund të kishin vdekur nëse vendi nuk do të vendoste masa për distanciin social.

“Nëse nuk do të merrnim masa, numri i të vdekurve do të shkonte në 2.2 milionë, nëse ne arrijmë të mbajmë një shifër ndërmjet 100-200 mijë, kemi bërë një punë shumë të mirë”, tha Trump.

Të njëjtën sjelle në fakt, pati në fillimet e pandemisë dhe kreu i qeverisë Edi Rama, që refuzoi deri në fund që të mbyllte kufijtë me Italinë, e cila e njohu kurbën e përhapjes rreth 1 muaj më parë se ne.

Anullimi i fluturimeve nga Italia u bë vetëm kur Conte e vendosi vendin në karantinë, ndërkohë që drejt Shqipërisë pati një numër shumë të madh qytetarësh që u kthyen, dhe që përbëjnë potencialisht një rrezik të shtuar për përhapjen e virusit.

Loading...