Përqafimet e vazhdueshme dhe shkëmbimet e përzemërta me presidentin francez, Emmanuel Macron, që kishin shënjuar vizitën e presidentit amerikan, Donald Trump në Paris, më 14 korrik 2017, tashmë janë larg.
Me mbërritjen në Elize’, për takimin e tyre të parë ballë për ballë, Trump dhe Macron janë parë të tensionuar.
Sidomos, presidenti amerikan, Donald Trump u pa i zymtë, edh pse Macron, u përpoq ta përqafojë apo t’i prekë krahun në shenjë miqësie.
Debati i fundit mes të dyve, pas mosmarrëveshjeve për Marrëveshjen e Parisit për Klimën, për tregtinë dhe për Iranin, ka lidhje me financimin e NATO-s dhe ushtrinë europiane, që sipas Trump peshojnë shumë nga pikëpamja e shpenzimeve për SHBA-në.
Trump ndodhet në Francë për ceremonitë e organizuara për 100-vjetorin e mbarimit të Luftës së Parë Botërore, ku do të marrin pjesë edhe shumë liderë botërorë.ATSH