Tuneli i Llogarasë drejt përfundimit, ja kur do të hapet për kalim

Punimet në kantierin e tunelit të Llogarasë po ecin me ritme të shpejta. Kështu shprehet kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.

Tuneli është hapur në të gjithë gjatësinë e tij prej 6 kilometra, teksa aktualisht vijon puna për armatimin e plotë.
“Pas hapjes plotësisht në 6 kilometrat e tij, punohet me ritëm të lartë për armatimin e plotë deri në përfundimin e kësaj vepre strategjike”, shkruan kryeministri Rama.

Punimet në këtë kantier u vizituan pak ditë më parë edhe nga zv.kryeministrja Belinda Balluku. Pritet që kjo vepër të hapet plotësisht për kalim në verën e ardhshme.

Loading...