Turistët e huaj mes bukurive natyrore të Thethit

Alpet shqiptare dhe bukuritë natyrore që të ofron zona e Thethit, dhe gjatë këtyre ditëve qershori po vizitohen nga turistë të shumtë vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë momentet e qetësisë, ujin dhe ajrin e pastër që e karakterizon këtë zonë.

Turistët e huaj gjatë itinerarit të tyre në bukuritë natyrore që kjo zonë ofron kanë vizituar dhe qendrën e vizitorëve. Ata aty janë njohur me pasuritë natyrore, florën dhe faunën e pasur që ka kjo zonë dhe me pikat më atraktive që Thethi ka.

Qendra e ndërtuar së fundmi është e aksesueshme lehtësisht nga çdo turist, duke ndihmuar me informacione të nevojshme për parkun dhe shtigjet që mund të ndiqen nga ana e tyre.

Deri më sot janë ndërtuar dhe rikonstruktuar mbi 10 qendra vizitorësh, të cilat janë shndërruar në pika referimi, informacioni dhe shërbimi për turistët vendas e të huaj. /atsh

Loading...