Turistja zvicerane luan mendsh: ‘Sapo pashë policinë që hodhi një shishe plastike nga dritarja. Bravo!’

Turistët nga e gjithë bota, që vijnë në Shqipëri, mrekullohen me bukuritë natyrore, që vendi ynë ka. Mirëpo, këtë gjë nuk mund ta themi për sjelljen e disa qytetarëve, apo edhe institucioneve që na përfaqësojnë.

Në rastin konkret e kemi fjalën për policinë. Një turiste zviceriane, e cila kishte shkuar për të vizituar Thethin, është skandalizuar, kur ka parë një makinë policie, nga e cila u hodh një shishe ujë.

Këtë ngjarje ajo e ka shpërndarë në Instagramin e saj, ku numëron mbi 280 mijë ndjekës. Turistja shkruan: “Sapo pashë policinë që hodhi një shishe plastike nga dritarja. Bravo!”

Loading...