Turizmi në Shqipëri, akademiku spanjoll: Fokusohuni në një ide, rrisni investimet

Nga: Nertila Dosti

Potencialet turistike të Shqipërisë por edhe menaxhimi më i mirë i resurseve natyrore kanë sjellë në Shqipëri një nga akademikët më të njohur në Spanjë, Carlos Diez de la Lastra.

Në takimin që zhvilloi me përfaqësues të hoteleri-turizimit, drejtuesi i një prej Universiteteve më të mira në botë për Hospitality and Managment dha disa këshilla se si sektori i turizmit mund të njohë zhvillim të mëtejshëm

Lastra: Gjëja më e rëndësishme është të jeni të fokusuar në një ide, në një koncept që të jetë tërheqës por që të bëjë edhe diferencën me vendet e tjera të rajonit. Së dyti ne duam që ju të mendoni më shumë për të ardhmen dhe të investoni në talentin e njerëzve por edhe në marketin i cili duhet të përfshijë çmimet, eksperiencën dhe burimet njerëzore për turistët.

Kryetari i Shoqatës së Turizimit, Zak Topuzi, theksoi avantazhet e Shqipërisë në raport me vendet fqinje, edhe pse shprehu nevojën për më shumë investime në këtë sektor.

Topuzi: 60% e vijës bregdetare është akoma bosh, e pazhvilluar. Ka një diversitet klime të jashtëzakonshëm, brenda gjysëm ore apo një ore mund të kalosh në lartësi mali 1200 metra, pra me temperatura të ulëta.

Takimi në të cilën operatorët turistikë ndanë ide dhe eksperienca u organizua nga E&B Consultancy në bashkëpunim me Shoqatën e Turizmit.

Oranews.

Loading...