Turli perimesh të pjekura në furrë, një gatim shumë i shijshëm

Perberesit per 6 persona
2 patellxhane (rreth 500 g)
spec i verdhe (250 g)
spec i kuq (250 g)
3 kungulleshka (350 g)
500 g domate
1 qepe
5 luge vaj ulliri (50 g)
2 thelpinj hudher
majdanoz
kripe e piper
uthull balsamike (1-2 luge sipas deshires)
Pergatitja:
Lani mire perimet dhe me pas pastrojini nga bishtat. Specave hiquni edhe farat. Pritini perimet ne copa. (Perimet mund t’i prishi sipas deshires, per se gjati ose ne kubike.)
Futini ne nje tave. Shtojini siper kripe, piper, hudhren dhe majdanozin e grire. (Nese deshironi mund t’ja hidhni majdanozin ne fund te gatimit qe te mos thahet.)
Shtoni uthullen balsamike* (1 ose 2 luge sipas shijeve tuaja). Perziejini perimet. Shtoni vajin e ullirit.
Futeni taven ne furre dhe piqeni per 1 ore ne 200 grade. Pas 30 minutave te para perziejini perimet me kujdes dhe vazhdoni gatimin. Sherbejeni te ftohte.

Loading...