Turqi – Pranga shoferit shqiptar po transportonte 1.5 ton lëndë narkotike

Në kuadër të një operacionin antidrogë të zhvilluar ditën e sotme në Turqi, janë kapur dhe sekuestruar 1.5 ton hashash.
Në një njoftim me shkrim, Ministria e Tregtisë në Turqi njoftoi se autoritetet zbuluan hashashin në një kamion që transportonte soje në portën kufitare Ipsala në krahinën verilindore Edirne, raporton Anadolu Agency .
Gjatë kërkimeve të detajuara, skuadrat zbuluan drogën të ndarë në 152 thasë, secila nga 10 kilogramë. Droga ishte fshehur midis thasëve të mbushura me soje.

Ky është sekuestrimi më i madh i drogës që Turqia ka bërë në një operacion të vetëm në portat kufitare, thuhet më tej.

Shoferi me origjinë shqiptare i kamionit dhe dy të tjerë që mendohet se lidhen me incidentin, u arrestuan.

Loading...