Pasdeshtimit te takimit te vendeve të Europës Jugore dhe Greqia thjesht firmosi me Francën marrjen e disa fregatave, Athina po i ushtron presion Turqisë duke armatosur ishujt.
Pasi çoi forca të armatosura në ishujt Meis dhe Simi pranë Antalias, diçka të tillë e ka bërë edhe në atë që njihet si “Ishulli i Zi”. Këto janë pamjet që ka xhiruar televizioni shtetëror turk TRT pak kilometra larg nga Antalia.
Kjo është edhe një masë para vizitës që do të zhvillojë nesër Presidenti grek në ishullin Meis, 2 kilometra larg territorit turk. Ndodh për herë të parë që një President grek shkel në këtë ishull dhe kjo nuk është pritur mirë nga Ankaraja që e quan një provokim nga ana e Athinës.
Ndërkohë, përplasja vijon edhe me Francën. Akuzave që lëshoi Macron për fantazi të Turqisë për krijim perandorie dhe veprime të papranueshme në Mesdhe, Ankaraja zyrtare iu përgjigj me një video të shkurtër të Presidentit Erdogan.
“Po na ftoni në sofrën e ujqërve ku doni të na hani. Por dijeni që jemi kafshatë e madhe dhe nuk na hani dot”.
Si kundërpërgjigje ndaj atyre që i dalin kundër për aksionin në Mesdhe, Turqia ka lajmëruar një tjetër stërvitje ushtarake në zonë nga deri në datën 14 Shtator.
Klan Plus