Turqia përfundon spitalin e Fierit, Rama publikon pamjet brenda dhomave në ditën e 89

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Spitali i Fierit, i cili po merr formë gjithnjë e më shumë. Rama shkruan në “Facebook” se sot është dita e 89 e ndërtimit në kantier, ndërsa kujtojmë se ky spital është bërë nga qeveria turke e Erdogan.

Ky i fundit premtoi se do ta bënte gati Spitalin e Fierit për tre muaj. Ndërsa, siç duket nga pamjet, një ditë para përfundimit, sipas premtimit, spitali ka marrë formë dhe është thuajse gati.
Rama sjell pamje edhe brenda dhomave të spitalit, ku shihet se tashmë janë rregulluar e kompletuar me dyshekë, lavamanë, frigoriferë e rafte, që do të shërbejnë për të shtruarit.

blob:https://www.facebook.com/d88fa614-5a32-4e1f-b2d6-294b2d93af93

Loading...