I burgosur që vuante dënimin në Tepelenë është arratisur rreth orës 12:10.
Ai është një shtetas nga Memaliaj. I burgosuri me Eduart Çakaj u largua drejt fshatit Bënçë.
Policia u vu në ndjekje të tij dhe pas 20 minutash mund ti ta ndalojë.
Ky shtetas u shoqërua sërish për në ambiente e izolimit në burgun ku po kryen dënimin.
Burime të ABC News sqarojnë se ai është dënuar tre vjet më parë me 6 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.
Në njoftimin zyrtar të policisë nuk jepet asnjë e dhënë për mënyrën se si ky i dënuar doli nga burgu pa u vënë re kur dihet që çdo ambient i brendshëm apo i jashtëm qoftë survejohet nga shumë efektivë dhe kamera sigurie.
Informacion paraprak.
Rreth orës 12:10 të ditës së sotme, shtetasi E. Ç., banues në Memaliaj, i cili vuante dënimin në IEVP Tepelenë është larguar në drejtim të fshatit Bënçë. Menjëherë është organizuar puna nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për kapjen e këtij shtetasi.
Në orën 12:30 shtetasi i mësipërm është kapur nga punonjësit e Policisë Tepelenë dhe shërbimet e IEVP Tepelenë.