U arrestua me gruan, ky është i ‘verbri’ që kontrollonte trafikun e drogës në Konispol

Ky që shihni në foto është 38-vjeçari me dy mbiemra Lutfi Faslliu&Lutfi Demce, i arrestuar sot në Sarandë bashkë me gruan e tij duke transportuar lëndë narkotike.

38 vjecari banues në Konispol njihet si një person që kontrollon trafikun e drogës në këtë zonë. Lutfi raportohet se ka probleme me shikimin ndërsa është një person i njohur për autoritetet pasi ka precedentë të mëparshëm penalë.
Çifti kishin një muaj e gjysmë që survejoheshin nga policia. Ata futeshin në tokën greke dhe merrnin emigrantët. Forcat e policisë kanë ndaluar sot automjetin e drejtuar nga 31-vjeçarja, e cila me bashkëshortin po transportonte 2 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit monetar, drejt qytetit të Sarandës, me qëllim tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së. Mësohet se për një emigrant ata merrnin 300 euro, me qëllim tranzitimin e tyre.

U arrestua me gruan, ky është i “verbri” që

Edhe në vitin 2010, ai ishte kapur duke trafikuar nga Greqia drejt Shqipërisë një makinë tip “Mercedes Benz ML”./ABC

Loading...