Vajza që shihni në foto është Elona Kalesha, ish-e dashuria e djalit të çiftit Pasho nga Vlora që u gjet i masakruar në Itali.
Mësohet se ditën e sotme policia italiane vuri në pranga 36-vjeccaren. Arrestimi i saj është bërë me urdhër të lëshuar nga prokurorja Ornella Galeotti.
Ndaj ish-të dashurës së Taulantit, bien akuzat për vrasje, fshehje dhe masakrim të trupave të dy bashkëshortëve, Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç.
Ka dyshime se ajo ka qenë personi i fundit që ka parë çiftin Pasho. Vajza e çiftit Pasho, Vitoria ka thënë se ka qenë Kaleshi ajo që ka parë prindërit e saj për herë të fundit, ndërsa ish-e dashura e Taulant Pashos ka mohuar një gjë të tillë.
Vrasja në mënyrë makabre e çiftiti Pasho në Itali ka shokuar opinionin publik në Itali. Pas vrasjes trupat e tyre mësohet se janë prerë me sharrë elektrike dhe janë mbështjellë me materiale të ndryshme.
Ekspertët e kriminalistikës thonë se mbetje të dy kufomave mund të jenë mbajtur në frigorifer për disa kohë. Çifti besohet se është masakruar dhe trupat e tyre janë futur në disa valixhe.