U arrestua sapo u kthye nga Zvicra, ja çfarë postoi reperi në rrjete sociale

Reperi, Rigels Rajku i njohur me nofkën “Noizy” është arrestuar mbrëmë në pikën kufitare në Vermicë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë e gjykatës, prandaj është shoqëruar në stacionin “Qendra” në Prishtinë.

Ndërsa, tani zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatës po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale.

“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale”, tha zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti për Express.

Kujtojmë që, Noizy është kthyer ditën e djeshme nga Zvicra pasi ka qëndruar atje për disa ditë nën shoqerinë e reperit, Gramoz Aliu i njohur si Mozikk dhe aktorit, Blerim Destani

Loading...