U arrestua sot, si u arratis nga komisariati 3 vite më parë i riu

29-vjeçari Bledar Zefi, i cili u arrestua ditën e sotme për llogari të shtetit italian, pasi ishte dënuar me 10 vite burg për pjesëmarrje në një bandë kriminale, ishte arrestuar edhe në 2015-ën.

I riu nga Fushë-Arrëzi, u bë i njohur në atë kohë nga policia, kjo edhe për shkak të arratisjes së tij nga komisariati nr.3, vetëm pak orë nga arrestimi, shkruan ‘BalkanWeb’.

ARRATISJA E ZEFIT
Bledar Zefi, në atë kohë 26 vjeç, shfrytëzoi kohën për të dalë nga dhoma e shoqërimit për nevoja personale dhe duke shfrytëzuar neglizhencën e efektivëve përgjegjës arriti të largohej. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se pasi arriti të shtynte policët dhe më pas të kapërcente kangjellat e komisariat, i riu arriti të rifitonte lirinë, ndërsa vijoi arratinë për 3 vite. Kujtojmë se komisariati sapo ishte inauguruar nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri.

Lidhur me këtë ngjarje u arrestuan edhe dy punonjës policie, Arsela Hajdinaj, me detyrë trup shërbimi patrulle dhe Bajram Elezi, me detyrë nd/specialist dhe përgjegjës i dhomave të sigurisë për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, por më pas ata u lanë të lirë.
(ed.me/BalkanWeb)

Loading...