U bë objekt bisede pas gjidhënies së djalit në publik, reagon Arbana Osmani

Një ditë më parë, Arbana Osmani publikoi një foto në Instagram duke i dhënë gji djalit të saj të vogël, Diell. Sigurisht komentet nuk kanë munguar, se pozitive dhe negative. Si gjithmonë, moderatorja fokusohet tek ana pozitive e çdo gjëje.
Ajo ka bërë një story në Instagram, ku shkruan se ka marrë shumë mesazhe nga femra, që sipas saj, e kanë frymëzuar për ti dhënë fëmijës gji në publik.
“Kam marrë me qindra mesazhe nga gra dhe vajza që gjidhënien nuk e kanë shijuar siç duhet për shkak të turpit dhe sikletit publik dhe janë ndjerë të frymëzuara dhe fuqizuara nga foto e publikuara dje me Diellin. Personalisht e kam menduar gjithmonë si një nga proceset më të bukura dhe më natyrale që ekziston dhe edhe pse nuk ka qenë ky qëllimi im, më vjen mirë që kjo foto po shërben për ta normlizuar gjidhënien në publik si një moment të rëndësishëm dhe proces krejt normal në mirë rritjen e një fëmije”, shkruan Arbana.

Moderatorja është e njohur për çiltërsinë e saj dhe shpirtin rebel, duke bërë atë që e shikon më të mirë për veten dhe familjen e saj.

Loading...