“U bërë shefe në pleqëri”/ Burri e quan gruan e tij tutore para gjithë shqiptarëve (VIDEO)

Për ish-bashkëshortin e Burbuqe Tërbishtës, nuk ka rëndësi nëse e ka kryer vërtetë krimin për të cilin bëri 11 muaj burg.

Ndonëse i bindur që gruaja me të cilën qëndroi 30 vjet i martuar nuk do ishte në gjendje të merrej me shfrytëzim prostitucioni, i pranishëm në “Shihemi në gjyq”, ai tha se fjalën e fundit e kishte thënë policia e prokuroria. Gjatë seancës, zoti Enver nuk i kurseu as batutat ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Zoti Enver: Po Burbuqja ishte shefja. Burbuqja shefja, Sanija punëtorja. Hajde shefe hajde. U bërë shefe në pleqëri.

Zonja Burbuqe: Asnjëherë në botë o burrë. Unë haja në pjesën time. Haja në pjesën time, nuk haja në pjesë të Sanijes. Sanija nuk ka thënë gjë për mua, që Buqja më shfrytëzonte.

Zoti Enver: Mua nuk ka ç’më duhet, unë di këtë, që t’i ke bërë 11 muaj burg. Se ke qenë për drogë, për prostitucion, mua nuk më intereson.

Eni Cobani: Ky lokal që ju punonit, ishit pronare apo si e kishit këtë lokal.

Zoti Enver: Pronar isha unë, po e punonte Buqja.

Eni Cobani: Në këto kushte, ju keni marrë si punëtore Sanijen. Sa kohë punoi për ju?

Zonja Burbuqe: 1 muaj e dy javë.

Zonja Çobani sqaroi se më 23 Shkurt të vitit të kaluar, zonja Burbuqe kishte qenë nën vëzhgim për një periudhë prej 1 muaj e gjysmë dhe më pas në Prill ishte ngritur akuza për shfrytëzim prostitucioni dhe për prostitucion për Sanijen.

“Pra kjo nuk ka qenë rastësi, zonja është ndjekur në mënyrë të vazhdueshme“, tha juristja ndërsa e pyeti zonjën Burbuqe se si është e mundur që nuk e dinte, që një punëtore që duhet të qëndrojë disa orë në punë, si nuk kishte dyshuar?

Eni Çobani: Po qëndronte në orar të punës kjo zonja?

Zonja Burbuqe: Po qëndronte. Vetëm atë ditë më mashtroi, më tha që do merrte ilaçet e nënës. Vetëm atë ditë më ka mashtruar, asnjë ditë tjetër, sa kam qenë unë në lokal.

Zoti Enver: Buqe, dëgjo këtu. Edhe unë pi kafe në lokalet e tjera. Po atje ku dëshiroj mund të le një pesë qindëshe të vjetër, nuk le 5 mijë lekë se s’jam i shkalluar nga mend. Se 5 mijë unë duhet të punoj 3 ditë që t’i marrë. Prandaj ke bërë shumë gabime./tvklan

Loading...